Naço: Prokurorët janë pasivë! - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-25

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rekomandimet e kërkuara nga Ministri i Drejtësisë për masa ndaj Prokurorëve kanë krijuar përplasje me institucionin e Prokurorit te Përgjithshëm ku ky i fundit e ka cilësuar tejkalim kompetencash. Kreu i Drejtësisë Nasip Naço i ka kërkuar kryeprokurorit Adriatik Llalla të nisë hetimet edhe për 15 prokurorë dhe gjyqtarë të denoncuar publikisht në portalin e Ministrisë së Drejtësisë. Komisioni u shoqërua nga debate në lidhje me politiken e qeverisë për aplikimin e masës së sigurisë "arrest me burg" ndaj personave që kryejnë vepra penale me masë dënimi deri në 5 vjet burg. Sipas ish- Ministrit të Drejtësisë Eduart Halimi kjo nismë e qeverisë bie ndesh me letrën e Ministrit të Brendshëm dërguar Presidentit të Republikës për shkeljet e 65 gjyqtarëve. Kreu i Komisionit te Ligjeve Fatmir Xhafaj kërkoi shpjegime për mosmarrjen e masave administrative ndaj prokurorëve që abuzojnë me detyrën. Sipas tij, nr i prokuroreve të ndëshkuar eshte thuajse zero krahasuar me gjyqtarët. Megjithatë ditën e mërkurë do të jetë në seancë dëgjimore kryeprokurori Adriatik Llalla.

Share This Video


Download

  
Report form