http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një 39-vjeçar është hedhur në det nga trageti i linjës Bari-Durrës. Gentian Peta nga Gjirokastra, baba i dy fëmijëve, po kthehej në vendlindje nga Gjermania ku emigronte prej disa vitesh. Ai është hedhur nga trageti 12 milje larg Portit të Durrësit dhe është vënë re me vonesë nga ekuipazhi i tragetit. Ata janë kthyer edhe një herë në vendin e ngjarjes për të ndihmuar 39-vjeçarin, por pa mundur ta gjejnë. Pas pesë orë vonese, trageti ka mbërritur në darkë në Portin e Durrësit. Kërkimet për gjetjen e 39-vjeçarit po vijojnë nga rojet bregdetare, por operacioni vështirësohet nga moti i keq ku forca e dallgëve arrin në pesë ballë. Janë ende të paqarta shkaqet që e shtynë emigrantin të hidhet nga trageti.