http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Task-forca speciale, e cila njihet me emrin "Stif" dhe është organi që do të hetojë ish-ushtarët e UÇK-së të dyshuar për krime lufte në Kosovë në vitin 1999 nuk do të japë asnjë llogari në institucionet e Kosovës. Ky fakt shkruajnë mediat në vend garantohet nga shkëmbimi i letrave të Presidentes Jahjaga me përfaqësuesen për politikë të jashtme Catherine Ashton. Kjo task-forcë është themeluar në vitin 2011 nga Këshilli i Bashkimit Evropian dhe ka funksionuar në kuadër të EULEX-it. Selia e saj është jashtë Kosovës. Hetuesit e këtij organi, që tashmë do të hetojë krimet e pretenduara nga ndërkombëtarët, siç ishte raporti i Dik Martit do të kalojnë për gjykim nga trupa e re e gjyqtareve të huaj, në kuadër të gjykatës special. Themelimi i këtij organi pritet të votohet brenda datës 24 prill në kuvendin e Kosovës, para se deputetet të votojnë dhe për shpërndarjen e Parlamentit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Më herët duke folur nga Kuvendi, Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi e ka përcaktuar si një padrejtësi ndaj përpjekjeve dhe sakrificës së qytetareve të Kosovës krijimin e kësaj Gjykate. Por Kosova, tha Thaçi do të dëshmojë bashkëpunim për të marrë në këmbim drejtësinë dhe pafajësinë e gjithë ish-luftëtareve të saj. Gjykata Special për Krimet e Luftës do të hetojë të njëjtat krime që ka hetuar dhe EULEX-i në Kosove.