Akuzat e opozitës për përdorimin e infrastrukturës së ushtrise për trafikun e drogës pushtuan edhe seancën e sotme në parlament. Ish-kryeministri Berisha tha se ka fakte nga Shërbimi Informativ i Ushtrisë për akuzat e ngritura, ndërsa Kryeministri Rama kërkoi që të mos bëhet teatër politik me këtë çështje, por provat t'i dorëzohen prokurorisë.