http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Këto imazhe që shihni, tek të cilat ndonjë prej nesh mund të gjejë sot dhe veten janë shkrepur në vitin 1984! Autori është një prej fotografëve më të njohur italianë Ferdinando Schianna i cili këtë të enjte, i është rikthyer Tiranës që vizitoi në periudhën e komunizmit dhe fiksoi në celuloid, pjesëza nga jeta jonë që bën xhiron e botës. I pyetur sesi e kujton ai atë kohë, fotografi që ka plot 40 vite karriere, tregon sesi për të realizuar këto imazhe i është dashur të shmangë agjentet e sigurimit që e shoqëronin, në mënyrë që të shkrepte emocionin e duhur. Por, Scianna i cili i ka lëne dëshmi botës fotografi të ndryshme vendesh dhe personazhesh të famshëm, ka patur edhe një tjetër ritakim me në shqiptarët pas atij të vitit 1984. Këto janë shkrepjet e tij në Brindizi, viti 1991, eksodi ynë drejt brigjeve italiane. Imazhet të cilat janë publikuar këto ditë edhe në rrjetin Facebook, janë komentuar madje nga shqiptarë që kanë qene ato ditë aty. Ferdinando Schianna është sjellë në Tiranë nga Instituti Italian i Kulturës si pjesë e aktivitetit mbi Ditët e Fotografisë Italiane në Shqipëri. Për të gjithë të apasionuarit e imazhit, por edhe atyrë që mendojnë se përmes këtyre fotografive ne njohëm shqiptarin që nuk e dinim, Schianna mban një tryeze diskutimi pasditen e të enjtes në Pallatin e Kulturës.