http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Emigrantet shqiptarë që jetojnë në Greqi nuk do të kenë probleme për të festuar Pashkët në Shqipëri pasi Athina zyrtare ka hequr çdo pengese për kalimin e kufirit në 3 javët e ardhshme. Ministria e Brendshme greke ka bërë të ditur se nga sot deri në 5 maj emigrantet janë të lirë të vijnë në Shqipëri, pavarësisht problemit të toponimeve. Favorizime të kësaj natyre Athina zyrtare ka bërë zakonisht për krishtlindjet, Pashkët apo edhe pushimet e verës, por problem i toponimeve vazhdon të rendoje emigrantet që jetojnë prej vitesh në Greqi. Qeveria shqiptare dhe pala greke prej kohesh po zhvillojnë negociata për problemin e toponimeve i cili ende nuk ka gjetur zgjidhje përfundimtare. Mes disa opsioneve që ndodhen në tryezën e bisedimeve është që emri i vendlindjes të jetë anglisht ose të jetë në dy gjuhë në shqip dhe greqisht