Bulevardi, rinisin punimet - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-25

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas vendimit të Gjykatës Administrative që rrezoi INUK, Bashkia e Tiranës ka rinisur punimet për zgjatimin e Bulevardit. Por perse e refuzojnë banoret e kësaj zone dëmshpërblimin? Kryefamiljari i familjes Kondi që ndërtuar katin e parë të kësaj banese në vitin 1985. Ai pohon se me vlerësimin prej 26 mije lekë të rinj për metër katror nuk blen dot shtëpi për dy familje që jetojnë këtu. Banoret kundërshtojnë vlerën e dëmshpërblimit, por propozojnë ketë mundësi për t'u strehuar. Por përveç pretendimeve të banoreve, ky projekt po has një tjetër vështirësi. Bashkia e Tiranës pretendon se nuk ka fonde për të vijuar punimet, pas bllokimit të buxhetit nga prefekti i Tiranës, Sadi Vorpsi. Zyrtarisht nga ky institucion deklarohet se buxheti nuk do të marrë firmën, nëse zëri për shpronësimet nuk pasqyrohet i plotë. Në total janë llogaritur 17.5 milionë dollarë për shpronësimet, por për ketë vit janë parashikuar vetëm 5 milionë dollarë nga Bashkia e Tiranës, për të vijuar me pjesën e mbetur me buxhetet e viteve të tjera. Sipas prefekturës jo vetëm shpronësimi duhet bërë i plotë, por edhe vlera duhet të rritet referuar asaj të tregut. Pra projekti do të vijojë të mbetet pezull për sa kohe bashki prefekture të gjejnë gjuhen e përbashkët.

Share This Video


Download

  
Report form