Tunelet e diktaturës, bashkia: T'i përdorim për turizëm - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-25

Views 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Simbolet dhe objektet e komunizmit në Shqipëri mund të shërbejnë si tërheqje për vizitorët vendas dhe turistët e huaj. I tillë mund të jetë edhe ky tunel që gjendet disa metra larg bashkisë së Gjirokastrës, ky udhëheqja komuniste lokale e kohës planifikonte të jetonte dhe ushtronte aktivitetin e vet në rast të një agresioni nga jashtë. Sot mund të duket e pabesueshme, por regjimi kishte menduar deri në detaje për çdo gjë në këto ambiente. Aty gjenden edhe zyrat e hetuesve që do të pyesnin kundërshtarët e regjimit, edhe gjykata që do t'i dënonte, por edhe shumë institucione të tjera të kohës. Të gjitha këto sot mund të jenë një shtysë më shumë për të vizituar qytetin e Gjirokastrës, që veç shtëpive karakteristike ofron edhe këtë lloj turizmi.Bashkia po e diskuton këtë projekt për ta futur këtë vend në listën e objekteve që duhet të vizitohen nga turistët, ndërkohë që sipas kryetarit të bashkisë, një gjë e tillë do ti shtonte vlerat turistike këtij qyteti.Tuneli i luftës së ftohtë në Gjirokastër u ndërtua në vitet 1970. Një nga degëzimet e tij shkon poshtë skenës së Festivalit Folklorik që zhvillohej në kala, ndërkohë që tjetri shkon poshtë pazarit karakteristik. Ai ka tre porta hyrëse dhe dalëse si dhe aspirim të rregullt.

Share This Video


Download

  
Report form