Ilia Kareli vuante nga zemra - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-25

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Fakte të reja dalin në dritë në kuadër të hetimeve lidhur me vdekjen e Ilia Karelit në burgun e Nigritas në Greqi. Pas ekzaminimeve histoilogjike rezulton se 42-vjeçari shqiptar vuante nga një sëmundje e hershme e zemrës e cila në kombinim me thyerjen e disa brinjëve në kafazin e kraharorit ka sjellë vdekjen e tij. Sipas gazetës greke "Efimeridha" rezultatet e ekzaminimeve histologjike në laboratorin e Athinës, tregojnë se 42-vjeçari ka patur një defekt të valvulave në këtë organ. Gjithashtu këto teste vërtetojnë se mbi Karelin nuk është ushtruar dhunë me elektroshok dhe plaga në dorën e tij është shumë më e vjetër. Rezultatet e ekzaminimit histologjik, kanë të bëjë me mbjelljen e indeve për të parë sëmundjet e një organi të caktuar. Ato u kërkuan nga mjeket Mina Gjergjaidhis dhe Eleni Zagjelidhu dhe janë dërguar në shërbimin mjeko-ligjor në Selanik. Prej andej janë përfshirë në dosjen hetimore lidhur me vdekje e të dënuarit shqiptar. Ndërkohë marrja në pyetje e 15 gardianëve që shfaqen edhe në videon e publikuar një ditë më parë, para dhe pas rrahjes së shqiptarit, vijon.

Share This Video


Download

  
Report form