http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kur teknologjisë së informacionit sot po i kushtohet një rëndësi e veçantë, në shkolla lënda e Informatikës behet e cunguar. Kryesisht në rrethe, mësuesit e Informatikës, në fakt janë ata qe japin Matematikën, Fizikën apo Biologjinë, dhe maksimumi kanë bërë një kurs kompjuteri si kushdo tjetër. Kjo ndodh sepse të diplomuarit për Informatikë nuk duan të kthehen në rrethet nga vijnë e aq më pak të punojnë në arsim. Dekani i Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Mynyr Koni tregon se duhen minimalisht 3 vjet për të plotësuar me mësues te mirëfilltë Informatike shkollat 9-vjeçare dhe të mesme. Sipas tij qeveria duhet të hartojë politika të veçanta për te stimuluar të rinjtë t'i kthehen arsimit dhe në vendin e tyre. Nevoja për mësues Informatike është shprehur edhe nga vetë Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla gjatë një bashkëbisedimi me studentë të kësaj dege. Në arsimin parauniversitar, lënda e Informatikës nis që në klasën e 7 dhe vijon deri ne shkollë të mesme. Ndërsa të rinjtë që zgjedhin të studiojnë këtë degë në Universitet konsiderohen ndër më te mirët. 500 të rinj, pranohen çdo vit për degën e Informatikës, thuajse të gjithë synojnë programimin, sepse edhe paga është të paktën dyfish më e lartë se rroga e një mësuesi Informatike.