Diskutimet për marrëveshjen e shumëdebatuar nisën që gjatë paradites së të enjtes. Ministri i Financave Shkëlqim Cani deklaroi se marrëveshja nuk do të sjellë rritje të taksave apo barrës fiskale në tërësi ndaj qytetarëve, ndërsa opozita e konsideroi atë produkt të dështimit dhe paaftesisë së Qeverisë dhe skllavëruese për qytetaret dhe vetë ekonominë.