http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqipëria prej 5 vjetësh është anëtare e NATO-s, por bashkëpunimi politik mbetet ende një problem. Duke shfrytëzuar një tryezë për përvjetorin e anëtarësimit në Aleancën e Atlantikut të Veriut drejtori për Europën Juglindore në Departamentin e Shtetit, Jonathan Moore, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes partive politike për zhvillimin e Shqipërisë, por edhe për procesin e integrimit.