Rrugët prioritare për 2014-ën. Fondet, më të ulëta se kërkesat - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-25

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Autoriteti Rrugor i Shqipërisë për vitin 2014, ka në dispozicion një buxhet i cili nuk mjafton për të mbyllur të gjitha rrugët që janë në proces ndërtimi. Kjo do të thotë që do të kryhen 80 % të punimeve në disa nga akset kryesore, por asnjë prej tyre nuk do të arrijë të përfundojë plotësisht brenda këtij viti. Janë 9.5 miliardë lekë që Autoriteti i Rrugëve ka në dispozicion për projektet ekzistuese, një shifër kjo gati tre herë më pak se nevojat. Sipas të dhënave, mësohet se për vitin 2014 është parashikuar që të shkojnë drejt përfundimit 5 nga rrugët kryesore të Shqipërisë.  Ndërkohë që do të punohet edhe në akset e tjera. Por nuk pritet që të ketë projekte të reja, pa siguruar më parë fondet. Duke raportuar në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese, drejtori i rrugëve shpjegoi se ka nevojë të ndërhyhet në 80 % të sistemit rrugor për mirëmbajte. Në total Autoriteti i Rrugëve ka nën zotërim një rrjet prej 3700 KM rrugë, pa përfshirë këtu rrugët dytësore që i kanë bashkitë dhe komunat. Pjesa më e madhe e rrjetit kombëtar e ka kaluar garancinë prej 10 vitesh dhe pas këtij afati ka nevojë për mirëmbajtje.

Share This Video


Download

  
Report form