Humbjet në rrjet, 200 milion $ - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-25

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qeveria po përpiqet që të detyrojë qytetaret të paguajnë energjinë elektrike nëpërmjet disa formave. Ndërsa rreth 50 % e energjisë vidhet, qeveria është në emergjencë për të shpëtuar kompaninë CEZ nga falimenti. Aktualisht sektori i energjisë merr mbështetje nga buxheti i shtetit për t'u mbajtur në këmbë. E keqja më e madhe nuk janë vetëm qytetarët që i shmangen pagesave. Por menaxhimi i kompanisë CEZ Shpërndarje, nuk i ka shpëtuar drejtimit pa një logjikë ekonomike duke bërë që efektet financiare negative të jene të mëdha. Në shkurt të 2014, humbjet në rrjet arritën në 42.1 %, ndërsa arkëtimet në 3.8 miliard lekë, me një rritje në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Por, serish këto tregues janë larg realitetit, aq sa është parashikuar rishikimi i çmimit te energjisë me qellim nxjerrjen e CEZ nga kolapsi financiar.

Share This Video


Download

  
Report form