http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Është krijuar 60 vjet më parë për të qenë mushkëria e Koces. Parku "Rinia" në veriperëndim të qytetit edhe sot frekuentohet nga dhjetëra qytetarë të moshave të ndryshme. Në fundjave ai është edhe më i populluar nga shëtitjet e familjarëve, aktivitetet sportive të të rinjve dhe grupmoshave të tjera. Banoret e Korçës tregojnë se kjo sipërfaqe e gjelbër e qytetit të tyre është ruajtur me fanatizëm madje edhe në kohën e trazirave të vitit '97. Megjithatë, sipas tyre, parku sot ka nevojë për investime dhe rehabilitim.