Një furgon që transportonte lëndë plasëse u ndalua mbremjen e se merkures nga policia e Shkodrës. Mjeti transportonte 24 kilogramë lëndë plasëse dhe rreth 100 detonatorë. Eksplozivi ishte marrë në magazinat e nje kompanie në Fushë-Krujë, së cilës i është hequr licenca e tregëtimit të lëndëve shpërthyese.