Spitali Universitar "Mbreteresha Geraldinë" do të ketë tashmë një laborator të ri klinik -biokimik, të pajisur me gjashtë aparatura te reja ekzaminuese, ku nënat shtatzëna mund të bëjnë analizen e anemisë mesdhetare apo talasemisë siç njihet ndryshe, shumë e përhapur në vendin tonë, sidmos në zonën e Myzeqesë.