Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Fitore jo vetëm e Partisë Demokratike, por e gjithë shqiptarëve. Me këtë përkufizim kryetari i PD-së, Lulzim Basha, fton deputetët të votojnë ligjin për dekriminalizmin të enjten në Kuvend, duke e cilësuar atë një filtër që pengon personat me rekorde kriminale të marrin poste publike. Gjatë mbledhjes së grupit grupit parlamentar të Partisë Demokratike, kreu i demokratëve i ftoi edhe njëherë qytetarët ti bashkohen protestave në mbarë vendin, të cilat startojnë me 8 dhjetor.
Kreu i opozitës, Lulzim Basha, e shikon projektligjin e dekriminalizmit mënyrën e vetme për të çliruar institucionet nga personat me rekorde kriminale.
Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike, kryeopozitari theksoi se ky ligj i cili pritet të miratohet në Kuvend do të jetë një filtër ndaj të inkriminuarve.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/basha-te-votohet-dhe-testi-i-droges-thirrje-per-protesta-me-8-dhjetor/