Vetëm pak ditë pasi kryetari i Kuvendit, Ilir Meta firmosi hapjen e proçedurave për kryetarin e ri të AMA-s, në komisionin e medias dhe arsimit është dëgjuar raporti vjetor i Endira Bushatit. Më shumë se punën e bërë, kryetarja ende në detyrë e AMA-s ka raportuar për punën e pabërë prej saj.