Pastrimi i tokës nga predhat në Gërdec - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-25

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Si kreu i Mbrojtjes, Ministria që po punon për pastrimin e Gërdecit, Mimi Kodheli është njohur nga drejtuesit e Shtabit të Përgjithshëm për operacionin e pastrimit. Flamujt e vegjël të kuq tregojnë se kjo zonë është ende e rrezikshme pasi ndodhen dhjetëra municione nëntokë. Janë ende 68 mijë metër katror tokë e papastruar për të cilën po punojnë 25 ushtarakë. Deri në shtator të këtij viti mendohet të përfundojë ky proces. Edhe pse jo në përmasat e Gërdecit në Shqipëri ka 13 hotspote të tjera, pastrimi i të cilave do të nisë së shpejti. Ndërsa këto lule Ministrja Kodheli i vuri mbi memorialin e viktimave në emër të qeverisë shqiptare. Dhe po si përfaqësuese e saj ajo dha një mesazh për drejtësinë shqiptare. Për tragjedinë e 15 marsit 2008 po vuajnë dënimin në burg vetëm Sokol Ngjeci dhe Dritan Minxolli. Ndërsa dy të akuzuarit e tjerë Ylli Pinari dhe Mihal Delijorgji u liruan me kusht pak kohë më parë.

Share This Video


Download

  
Report form