Të mërkurën mblidhet në Strasburg Komiteti i shtatë ndërparlamentar i Stabilizim-Asocimit me Shqipërinë. Takimi nis pasdite me miratimin e agjendës së diskutimeve 2-ditore, e cila radhit ende 12 pika, mes të cilave "ndjekja e rekomandimeve" nga takimi i mëparshëm i 29 Tetorit në Tiranë si dhe "progresi në zbatimin e ligjit të ri për shërbimin civil".