Enti Kombëtar i Banesave do të blejë apartamente për të pastrehët, nga stoku i banesave të kompanive të ndërtimit që nuk jane shitur apo apartamente që i kanë kaluar bankave për shkak të kredive të pashlyera, por me koston që do t'i duhej Entit të ndërtonte dhe jo me çmimin e tregut.