Pasiguri e lartë në Kiev, gazetari amerikan tregon për dhunën - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-25

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ukraina ka tërhequr vëmendjen e gjithë botës, me ngjarjet makrabre që u shënuan gjatë ditëve të përplasjes së protestuesve me policinë.  Për "Vizion Plus", gazetari amerikan Denis Lenoks, i cili ndodhet në Kiev, rrëfeu tmerrin që është përjetuar atje gjatë këtyre ditëve, që rrezikuan shpërthimin e një luftë civile në shtetin e ish-Bashkimit Sovjetik. Sipas Lenoks, pasiguria në Kiev është e lartë, pavarësisht marrëveshjes për zgjidhjen e krizës, për të cilën, ende ka pesimizëm. "Situata është shumë e çuditshme. Është një atmosferë e nxehtë, sepse shumë ukrainas kanë vdekur. Nuk mund të pretendojmë të kemi ende qetësi të plotë, pasi qeveria, regjimi aktual, është në fuqi." Gazetari amerikan solli në vëmendje edhe përjetimet e një prifti, i cili gjatë së enjtes së përgjakshme ndodhej në mesin e turmës dhe shihte se si vriteshin njerëz ta pafajshëm nga autoritetet. "Historia më prekëse që mund t'ju tregoj nga dje, është ajo që dëgjova nga një prift katolik, të cilin e takova këtu në Kiev. Ai më rrëfeu se si kishte parë të vriteshin njerëz të pafajshëm në shesh, që e bënë atë t'i tronditej edhe besimi, pasi forcat qeveritare cënuan edhe vetë atë që ishte prift. Edhe prifti e kishte humbur besimin për atë që do të ndodhte." Megjithë pesimizmin, arritja e një marrëveshjeje në Ukrainë, ngjall shpresën për kapërcimin e kësaj gjendjeje. Njëri prej negociatorëve europianë, ministri i Jashtëm polak, Radoslav Sikorski, e cilësoi kompromis të mirë për vendin, atë çka u arrit. Por mediat ndërkombëtare, kanë fiksuar një moment, kur Sikorski i thotë një lideri opozitar se nëse nuk do të pranonin paktin, ushtria do të dilte në rrugë dhe të gjithë protestuesit do të vriteshin.

Share This Video


Download

  
Report form