http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ky është Florenc Vogli, vëllai i kapiten Feti Voglit, dëshmor i atdheut i cili ra në krye të detyrës gjatë një misioni në Afganistan në zonën e Kandaharit. Ashtu edhe si vëllai më i madh, Florenci është tashmë pjesë e forcave speciale, që përgatiten për misione jashtë Shqipërisë. Së bashku me të afërm, miq dhe kolegë ata u mblodhën sot në ambientet e batalionit të Forcave Speciale, ku përkujtuan Fetiun, i cili u nda nga jeta dy vjet më parë. Në ceremoni mori pjesë edhe ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, e cila tha se vepra e Fetiut është tashmë në memorien kombëtare. Ndërsa kolegët e tij kanë rikthyer edhe njëherë në kujtese momentet kur kanë mësuar ngjarjwn e rënde. Dhe në përfundim ashti siç është bërë tashmë ritual, kolegët dhe të afërmit bënë homazhe dhe vendosen kurora me lule në bustin e tij, i vendosur në ambientet e batalionit.