Opozita pret pjesëmarrje masive të rinisë në protestën antiqeveritare të 20 shkurtit në Tiranë. Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha shprehu besimin se rinia do t'i bashkohet kësaj proteste, se sipas tij, të rinjtë janë ata që po verifikohen me numrin më të lartë të anëtarësimeve të reja në Partinë Demokratike në opozitë.