Të kursesh para nuk është më një alternativë fitimprurëse si më parë. Të dhënat zyrtare nga Banka e Shqipërisë tregojnë se interesat kanë rënë me ritme të forta deri në disafish, si për depozitat ashtu edhe për letrat me vlerë të Qeverisë, dy instrumentat kryesorë, ku qytetarët kanalizojnë kursimet e tyre.