Kryeministri kosovar Hashim Thaçi, në prag të 6-vjetorit të pavarësisë së Kosovës ka uruar të gjithë qytetarët. Teksa përgatitjet për kremtimet e 6-vjetorit tashmë kanë nisur, kryeministri gjatë mbledhjes së kabinetit të tij ka falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, BE-në, NATO-n dhe të gjithë mbështetësit e përpjekjeve të tyre për liri e pavarësi.