Diten e premte, qytetarët e Tiranës nuk do të mund të përdorin mjetet e transportit publik. Asnjë autobus i 6 linjave urbane që funksionon në Tiranë nuk do të kryejë itinerarin e përditshëm, pasi sindikata ka paralajmëruar grevë 24-orëshe për shkak të mos pagimit të drejtuesve të autobusëve dhe fatorinove nga shoqëritë e transporteve.