Në 1 vit, 4.2 milionë receta. Abuzimet e zbuluara në 6 muaj - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-25

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjatë vitit që kaloi mjekët shqiptarë kanë lëshuar 4.2 milionë receta të rimbursueshme, 500 mijë më shumë se në 2012. Rritja kaq e lartë e tyre ka vënë në dyshim jo vetëm domosdoshmërinë e lëshimit, por edhe efektet e kurave. Ky ka qënë vetëm një nga konstatimet që ka bërë Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja pothuajse 6 muaj pas marrjes së tyre. Fenomen tjetër shqetësues për të është prishja e aparaturave vetëm në sistemin publik. Beqja ka shfrytëzuar analizën e fondit të sigurimeve shëndetësore, për të deklaruar se ka nisur kontrolli ne sistemin shëndetësor, për këto abuzime. Ndërsa kreu i fondit vuri në dukje se pavarësisht rritjes së buxhetit për ilaçet e rimbursueshme, sëmundshmeria nuk është nën kontroll. Kohet e fundit jo vetëm pacientet, por edhe vete mjeket kane vënë në dyshime efektshmërinë e ilaçeve të rimbursueshme në krahasim me alternativat e tjera të shtrenjta në treg.

Share This Video


Download

  
Report form