http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Borxhet dhe projektet pa standard janë problemi kryesor për infrastrukturën rrugore në vëndin tonë. Kështu është shprehur sot kryeministri Edi Rama gjatë inspektimit të punimeve në aksin rrugor Tiranë-Elbasan, punime të cilat rifilluan një muaj më pare. Kompania e ndërtimit i kishte ndërprerë punimet si pasojë e mos shlyerjes së TVSH. Kryeministri Rama premtoi një bashkëpunim të mëtejshëm të qeverisë me Ministrinë e Transporteve dhe Infrastrukturës në mënyrë që punimet e nisura të mund të mbarohen në kohën e premtuar.