http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mjafton gjysmë ore që përmes kampionit të gjakut kjo aparaturë të tregoje nëse personi ka qeliza kancerogjene në trup dhe në cilën fazë është përhapja e tyre. Mjekët e Laboratorit Biokimik-Klinik në QSUT na tregojnë se vetëm në tre orët e para të punës kane zhvilluar 35 teste, të gjitha pozitive dhe shumica i përkasin kancerit të gjirit tek femrat dhe atij të prostatës tek meshkujt. Shefi i laboratorit, Ndok Marku pohon se përgjithësisht stadet kur kapet sëmundja janë të avancuara. Në ditën botërore të luftës kundër kancerit zyrtarisht flitet për 4 mijë raste të reja në vit, ndërsa mjekët mendojnë se në të vërtetë shifra është të paktën dyfish. Stili i jetesës, ushqimi, stresi, duhani dhe alkooli janë disa nga shkaqet e kësaj sëmundje. Ndaj ministria e Shëndetësisë ka nisur rishikimin e ligjit për duhanin që nuk zbatohet. Numërohen rreth 44 tipe tumoresh më të përhapura në Shqipëri. Sëmundjes i mbijetojnë vetëm 25% e të prekurve, ndërkohë që disa tipe janë plotësisht të shërueshëm, por pacientët e kapin sëmundjen në stadin e saj të fundit.