http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kjo e moshuar nga Lezha në maj mbush plot 104 vjeç. Letërnjoftimet e saj qe nga rinia e deri sot, tregojnë se Lula Bushi e ka kaluar një shekull jetë dhe tashme po jeton të dytin. Edhe në këtë moshë ajo e ka të pamundur të qëndroje në një vend. Gjithë kohën lëviz ne ambientet përreth shtëpisë duke u marrë me punë të vogla. Tashmë që ka hyrë në shekullin e dytë pasuria e saj siç thotë dhe vetë e moshuara është shtuar, ka 40 nipa dhe stërnipa. 104-vjeçarja është besimtare katolike. Ajo dhe i biri Ndue Bushi për gjithçka kanë kaluar në jetë falënderojnë Zotin. Pas katër muajsh ajo feston ditëlindjen e 104. Megjithatë për të nuk ka rendësi pasi vetë ajo thotë se e ka përmbushur detyrën e saj si nënë, gjyshe dhe stërgjyshe.