Ekspertët, këshilla për rritje të ekonomisë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-25

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ekonomistet janë në një mendje kur thonë se pas rritjes së taksave nga paketa fiskale 2014, lind nevoja për të kthyer sytë nga prodhimi vendas, për ta stimuluar atë. Sipas tyre bujqësia është sektori i cili kontribuon më shumë në prodhimin e brendshëm bruto dhe duhet të stimulohet me politika lehtësuese. Por jo vetëm edhe ndërtimi, sektori i cili tashmë po punon nën kapacitet. Të tjerë ekonomistë janë të mendimit së mirëqeverisja, si dhe zhvillimi i sipërmarrjes janë rrugët për të patur një rritje të qëndrueshme ekonomike. Disa prej burimeve që kanë ndikuar në rritjen e ekonomike, siç janë investimet e huaja, remitancat etj, kanë pësuar rënie të ndjeshme, dhe ky fakt shtron nevojën për të gjetur një model të ri rritjeje, aq më tepër edhe pas rritje së taksave.

Share This Video


Download

  
Report form