http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndryshimet e ligjit në Kodin Rrugor janë miratuar që në fund të vitit 2011. Ndërkohë që në qershor të vitit 2013 janë miratuar edhe të gjitha aktet nënligjore. Sipas ministrisë së Transporteve ligji duhet të niste zbatimin në fillim të këtij viti. Por, policia e Shtetit dhe drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor e kane lënë pezull funksionin e sistemit me pikë të patentave. Asnjë nga drejtuesit e këtyre institucioneve nuk dëshiron të flasë për këtë ngërç. Ligji parashikon ngritjen e një sistemi elektronik në drejtorinë e Policisë: për çdo shkelje që bëjnë shoferët, atyre u hiqen pikët në mënyre automatike nga Regjistri Kombëtar Elektronik i lejeve të drejtimit në drejtorinë e Përgjithshme të Transportit Rrugor. Sistemi i patentës me pikë parashikon edhe masa të ashpra për drejtuesit e automjeteve që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor. Sistemi bazohet ne një total prej 20 pikësh, të cilat zbriten në bazë të llojit të shkeljes së këtyre rregullave. Sipas znj. Gina këto masa do të disiplinojnë sjelljen e drejtuesve të mjeteve, si dhe do të ndikojnë në uljen e numrit të aksidenteve.