Rama plotëson kushtin për reformën, PD sërish kundër - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-25

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Edi Rama i ka dhënë opozitës të gjitha garancitë për konsensus në lidhje me reformën territoriale. Duke shfrytëzuar ceremoninë për nënshkrimin e projektit të asistencës teknike STAR, që do të mbështesë këtë reformë, lideri i maxhorancës ka plotësuar të gjitha kushtet e partisë Demokratike, përfshi edhe të drejtën e vetos, duke rrezuar kështu çdo dyshim për përdorimin e forcës së kartonëve për atë që është cilësuar si kryereforma e vitit. "Ne duam që këtë reformë ta udhëheqë Kuvendi i Shqipërisë, me një Komision të Posaçëm Parlamentar. Jo vetëm e dëshirojmë pjesëmarrjen e plotë të opozitës në konceptimin dhe në hartimin e projektit të reformës, por kemi të gjithë gatishmërinë që mbi bazën e praktikës së mirë të Komisioneve Parlamentare Bipartizane t'i njohim opozitës të drejtën e bashkëkryesimit të komisionit, si dhe të gjithë të drejtat që garantojnë barazinë në Komision, përfshirë edhe veton, siç është përdorur në praktikën e komisioneve të Reformës Zgjedhore". Por oferta e liderit të maxhorancës duket se nuk ka ndryshuar asgjë në qëndrimin e opozitës. Burime pranë partisë Demokratike bëjnë të ditur se PD-ja kërkon rivendosjen e konsensusit për të qenë pjesë e reformës territoriale pasi në katër muaj kanë qenë të shumta rastet kur qeveria ka vendosur me forcën e kartonit. Ndërkohë ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, është ndalur tek impakti që kjo reformë ka për qytetarët. "Në kohën kur këto njësi kanë qenë të vogla për të pasur numrin e duhur të personelit të trajnuar dhe në pamundësi për të pasur burimet e mjaftueshme çdo shqiptar ka paguar çmimin për shërbimet publike jashtë standardeve".

Share This Video


Download

  
Report form