Vritet këshilltari i komunës, Janiqijeviç ish-kandidat në Mitrovicë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-25

Views 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Këshilltar në  komunën e Mitrovicës Veriore Dimitrije Janiqijeviç, është vrarë përpara shtëpisë së tij. Sipas policisë, ai është ekzekutuar me armë automatike nga persona të panjohur të cilët qëlluan nga brenda makinës ndërsa mjeti ishte në lëvizje e sipër. Uniformat blu dhe Eulex-i ka thënë se nuk ka asnjë të dyshuar për këtë. Një nga pistat e mundshme mund të jetë ajo e zgjedhjeve, pasi Janiqijeviç kandidoi në zgjedhjet lokale nën logon lista e partisë së pavarur liberale. Zgjedhjet në Mitrovicën Veriore ndërkohë do të ripërsëriten, për shkak të kryetari i zgjedhur refuzoi të betohej brenda afatit të përcaktuar. I menjëhershëm ka qenë reagimi i presidentes Jahjaga dhe kryeministrit Thaçi. Këta të fundit e cilësuan këtë krim si një përpjekje për të destabilizuar marrëdhëniet mes dy vendeve fqinje. Vrasja e këshilltarit në komunën e Mitrovicës u dënua dhe nga shefi i zyrës së Bashkimit Evropian, Samuel  Zhbogar.

Share This Video


Download

  
Report form