Rishikim lejeve të mjedisit, kushte të reja - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-25

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Biznesi do të nxitet të investojë në të mirë të komunitetit. Për shembull, nëse një kompani gëlqereje kërkon të ushtrojë aktivitet do të detyrohet të ngrejë një sipërfaqe të gjelbëruar për të kompensuar dëmin që i bën ajrit në një zone të caktuar. Ky është vetëm një nga kriteret që po hartohen në ministrinë e Mjedisit përpara se të rishikohen lejet për 1 500 kompani në gjithë vendin, të kategorizuara në ndotëset me nivel të lartë. Të gjitha këto biznese do të kenë kohë deri në fund të vitit për të bërë riaplikim të këtyre lejeve. Vetë bizneset pranojnë se e njohin pak ose aspak ligjin për mjedisin. Por arsyeja persë ata nuk kanë patur interes të shfletojnë këtë legjislacion janë dhe kontrollet e munguara nga ana e inspektorateve deri tani. Edhe pse qëllimi i kësaj nisme është ruajtja e mjedisit mbi bazat e parimet e zhvillimit të qëndrueshëm të industrisë, prioritet sipas ministrit të Mjedisit Lefter Koka, do të jetë zbatimi i ligjit dhe ndëshkimi i kompanive, që dëmtojnë mjedisin.

Share This Video


Download

  
Report form