http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Reforma për ndarjen territoriale siç ndodh zakonisht nuk do të jetë një debat ekspertesh për cilësinë më të mirë të shërbimit ndaj qytetareve, por një debat politik mes mazhorances dhe opozitës. Procesi i konsultimit i nisur nga qeveria Rama tashme është bojkotuar nga opozita dhe shoqatat e bashkive apo komunave te drejtuar nga e djathta, e cila kërkon një qasje ndryshe për këtë reforme. Njeriu që për 8 vjet ka qene përgjegjës për pushtetin vendor në qeverinë Berisha, Ferdinand Poni thekson se reforma nuk mund të nisë në qeveri, por në Parlament, në një komision bibartizan, duke deklaruar se PD refuzon të punojë mbi një draft të hartuar nga qeveria. Ndryshe nga Partia Demokratike, aleati i PS-së, LSI gjykon pozitivisht hartimin e një drafti nga qeveria në mënyrë që Komisioni Parlamentar të ketë një dokument mbi të cilin të punojë. Të dy palët mazhoranca dhe opozita kane vizione të ndryshme për shtyllat ku duhet të bazohet reforma, opozita kërkon të mos shkrihen komunat më pak banore pasi qytetareve iu largohen shërbimet ndërkohë që LSI thekson rendësinë që ka për shtetin reduktimi i strukturave që nuk janë efektive dhe që rendojnë buxhetin. Por edhe pse të gjithë aktoret flasin në emër të qytetarit; ngërçi me i madh i kësaj reforme lidhet me ndikimin në zgjedhje dhe lëvizjen apo zhdukjen e bastioneve partiake. Reforma e fundit e ndarjes territoriale është bërë në vitin 2000, por ajo nuk është gjithëpërfshirëse. Sot Shqipëria ka 308 komuna dhe 65 bashki që janë përcaktuar qe ne vitin 1992.