Hakmarrja, vritet 14-vjeçari ne Prishtinë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-25

Views 20

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një i mitur u vra me armë zjarri sot në Prishtinë pak pas mesditës, në oborrin e një shkolle fillore. 14-vjeçari Fitim Krasniqi ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra, ndërsa i plagosur mbeti edhe bashkëmoshatari i tij me iniciale Ç.B., por ai është jashtë rrezikut për jetën. Forcat e rendit të Kosovës nuk kanë ende një emër për autorin e dyshuar të ngjarjes së rëndë. Dyshohet se djaloshi është viktime e një hakmarrjeje. Kjo pasi, i ati dhe vëllai i tij, ndodhen në paraburgim, të akuzuar për një vrasje të kryer në vitin 2012, pas një konflikti për pronën. Pista e hakmarrjes konfirmohet edhe nga zyrtarë të Policisë së Kosovës. Viktima ishte kthyer përkohësisht para pak ditësh nga Suedia, ku qëndronte në emigrim së bashku me pjesën tjetër të familjes. Ai kishte shkuar sot në shkollën "Emin Duraku" në Prishtinë për të takuar ish-shokët e klasës, në ditën e parë të mësimit për vitin 2014. Ngjarja e sotme ka hapur edhe në Kosovë, debatin për sigurinë e fëmijëve në mjediset shkollore.

Share This Video


Download

  
Report form