Kryeministri irakian, Nuri al-Maliki, u kërkoi banorëve të Falluxhas të nxjerrin jashtë qytetit militantët e lidhur me al-Qaeda-n, që e mbajnë atë nën kontrollin e tyre. Sipas Malikit, "nëse ata do të dëbonin terroristët, kjo do të kursente ndërhyrjen ushtarake".