https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT" /> https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT"/>

14 ditë festa në "Tring", oferta e program i pasur - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-25

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Fundviti dhe festat që e shoqërojnë atë janë momente që ne më të shumtën e herës do të doje t'i kaloje në shtëpi, pranë ngrohtësisë së një oxhaku, para një gote vere apo ushqimesh të shijshme. Dhe në këtë atmosferë, ndoshta më shume se në pjesën tjetër të vitit, ne ndjejmë nevojën e një shoqëruesi besnik, siç mund të jetë vetëm ekrani i vogël i televizorit. Orët e gjata mbërthyer para tij, kërkojnë punën dhe përkushtimin e një stafi të tëre, hapësirën që mund ta japë vetëm një platforme televizive. Kjo është edhe arsyeja që "Tring" ka vendosur që në këtë prag ndërrimi vitesh, të jetë pjesë e dhuratave festive me një ofertë dyfishe: më shume kanale dhe më pak shpenzim. Është bukur kur të tjerët mendojnë të të dhurojnë, po aq bukur është edhe kur t'i i dhuron vetes. Ndaj uljet që shkojnë deri në 4 mijë lekë të rinj, vlejnë si në rastet e riabonimit edhe për klientët e rinj të platformës. Ndoshta edhe vete shpikësit e televizorit, nuk e kishin imagjinuar ndonjëherë sa shpejt do të evolonte ai në dekadat pasuese. Por edhe në ditët e sotme risitë teknologjike nuk njohin të ndalur. Në fakt kur ne marrim telekomandën e televizorit në dorë, kërkojmë një numër të madh kanalesh për të përzgjedhur dhe që ato të vijnë tek ne me cilësi. Te dyja këto veti kane një emërues të përbashkët, ai është MPEG 4. Me kalimin në këtë format transmetimi për tokesorin në shtator të këtij viti, platforma "Tring" shtoi nga 30 në mbi 40 kanalet e saj. Por ky kalim thjesht i hapi rrugën një viti të rëndësishëm për "Tring". Dy shifrat e fundit të vitit që do të nisim, u kthyen ne moton e transmetimeve, 14 ditë festa në "Tring". "Tring Super" është kanali i përzgjedhur për këto festa, ku çdo dite i dedikohet një tematike të caktuar. "Tring" vjen këtë fundviti me programacion të pasur, jo vetëm nen firmën e studiove me të mira botërore, por edhe prodhim i vetë stafit. Nata e ndërrimit të viteve do të ofrojë një maratone filmash dhe emisionesh për çdo moshë. Kufijtë real të ekranit të televizorit janë të limituar, por nëse imagjinata është e palimit, e tille është konceptuar edhe kjo transformo televizive, përtej kufijve

Share This Video


Download

  
Report form