Ngërçi me buxhetin e Tiranës - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-25

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Këshilltarët e majtë në Këshillin Bashkiak të Tiranës sqarojnë arsyet perse nuk miratuan projekt buxhetin e kryeqytetit. Ata akuzojnë për mungese transparente dhe  papërgjegjshmërie dhe mungesa e profesionalizmit në hartimin e këtij buxheti. Sipas tyre buxheti ka nevojë për përmirësime pasi më parë duhet të dëgjohen të gjitha grupet e interesit. Ajo që këshilltarët e majtë e kanë konsideruar si shpërfillje ndaj qytetarëve ka qenë mungesa e kryetarit të bashkisë në prezantimin e projektbuxhetit një ditë më parë. Kryetari I këshillit bashkiak Aldrin Dalipi i ka bërë edhe njëherë thirrje publike z. Basha për të qenë më i përgjegjshëm në premtimet që i ka bërë qytetarëve të Tiranës. Pyetjet drejtuar kryetarit të bashkisë për mos mbajtje të premtime ishin të drejtpërdrejta. Anëtari I LSI në Këshillin Bashkiak ka sqaruar se vota kundër projektbuxhetit një ditë më parë nuk ishte për ta bllokuar atë por për dëgjuar zërin e bizneseve dhe kryetarëve të minibashkive. Në emër të bashkisë së Tiranës ka reaguar nënkryetari Enno Bozdo,  duke i bërë thirrje kryeministrit Rama ta nxjerrë bashkinë nga axhenda e konfliktit politik. Shqyrtimi i projektbuxhetit  është shtyrë për në muajin janar në mbledhjen e radhës së këshillit bashkiak të kryeqytetit.

Share This Video


Download

  
Report form