Basha kundër buxhetit 2014 - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-24

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në pamundësi për ta kundërshtuar projekt-buxhetin nga parlamenti, kreu i demokratëve Lulzim Basha ka bërë oponencën gjatë një takimi me krerë të djathtë të njësive vendore. Në pozicionin edhe të kreut të bashkisë së Tiranës, zoti Basha e ka cilësuar buxhetin më të keq për pushtetet lokale. Duke akuzuar qeverinë për mungesë transparence dhe konsultimesh me shoqatat e njësive vendore,  kryetari Basha pa dhënë detaje të hollësishme deklaroi se në 2014-ën, banorët në qytete e fshatra do teë kenë më pak shërbime publike, në rrugë, ujësjellësa, kopshte e çerdhe. Kreu i bashkisë së Tiranës deklaroi se kryeministri Edi Rama ka shkelur hapur autonominë vendore. Sipas kryetarit Basha, pushtetet lokale kryesisht të djathta janë përjashtuar nga konsultimet dhe informimi për buxhetin e ri. Me buxhetin e ri, pushteteve lokale iu është akorduar një fond prej  3.3 miliardë lekësh.

Share This Video


Download

  
Report form