Alterteksti, më shumë çorientim për nxënësit - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-24

Views 8

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nëse për arsye të ndryshme një nxënësi i duhet të ndryshojë shkollën në mes të vitit, atëherë do t'i duhet të blejë nga e para të gjithë paktën e librave. Shkolla ku ai shkon jo vetëm ka tekste të tjerë alternative, por shpesh programet nuk janë të ngjashme. Prania e shume teksteve deri dhe në 14 alternativa, ka shkaktuar çoroditje të nxënësve por dhe mësuesve. Këta të fundit rrallë herë zgjedhin librin me cilësor pasi për alternativën që hyn në shkollë, vendos drejtori i shkollës apo drejtorisë arsimore. Këto ankesa u bënë publike nga autore të librave shkollore, botues dhe akademikë gjatë diskutimit me ministren e arsimit për ndryshimet në reformën e altertekstit. Profesorë dhe autorë librash paraqiten propozimet e tyre për shmangien e korrupsionit në përzgjedhjen e librave dhe transparencë për tekstin më të mirë. Duke e cilësuar të dështuar përkthimin dhe ardhjen e teksteve nga jashtë, autorë të librave shkollorë sugjeruan mos aplikimin e kësaj metode në arsimin shqiptar. Sipas tyre reforma e altertekstit duhet të ketë jo vetëm kufizime të numrit të alternativave por dhe seleksionim të autorëve. Procesi për ndryshimin e reformës se altertesktit sapo ka filluar. Ministria e Arsimit po diskuton me grupet e interesit për të hartuar me pas paketën e ndryshimeve. Megjithatë është e sigurt se në tregun e librit do të reduktohet numri i alternativave për çdo tekst. Reforma e altertekstit u aplikua për herë të parë nga Ministri i Arsimit Genc Pollo.

Share This Video


Download

  
Report form