Shkurtohet administrata, vitin tjetër hiqen 1200 punonjës - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-24

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Të hënën e 23 dhjetorit merrni masa për të shkuar në punë! Të gjitha linjat urbane në Tiranë do të jenë në grevë 24 orëshe, gjë që pritet të shkaktojë kaos në transportin kryeqytetas. Pezullimi i punës në transportin urban bëhet në shenjë proteste nga kompanitë private që menaxhojnë këtë shërbim në Tiranë. Kreu i shoqatës së Transportit Urban deklaron përshkallëzim të protestave nëse qeveria, sipas Ferdinand Ibrahimit, nuk plotëson një nga alternativat e propozuara, ose rritjen e çmimit të biletës në 70 lekë ose heqje të akcizës së naftës dhe TVSH së biletës. Prej disa vitesh, çmimi i biletës në transportin urban në Tiranë është bërë 30 lekë nga 20 që ishte më parë. Por, a i plotëson sot standardet shërbimi urban në kryeqytete për të kërkuar një rritje prej 130% të çmimit të biletës. Pavarësisht pakënaqësive të qytetareve me shërbimin që u ofrohet në linjat urbane, kompanitë private të transportit kryeqytetas kanë dorëzuar pranë institucioneve të qeverisë paketën e propozimeve. Por, fakti që ky propozim nuk është përfshirë në paketën fiskale të 2014-ës dëshmon se pushteti qendror nuk ka marrë parasysh asnjë nga kërkesat e bëra të kompanive të linjave urbane. Nuk dihet, se dhe sa kohë kompanitë private do të bëjnë presion me protesta dhe greva, por pasagjerët të shqetësuar kanë filluar të mendojnë edhe zgjidhje të tjera për lëvizjen e tyre.

Share This Video


Download

  
Report form