Marrëdhëniet shqiptaro-greke, të dhëna befasuese - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-24

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Abaz Hado është çam, ka humbur 3 pjesëtarë të familjes së tij gjatë dëbimit të çameve nga Greqia, ka humbur shtëpinë dhe pronat e tij. Ajo që Hado kërkon sot së bashku me shqiptaret e tjerë të komunitetit çam që janë rreth 200 mijë është njohja e genocidit nga Athina zyrtare, kthimi i pronave dhe lëvizja e lire e qytetareve Çamë në Greqi. Instituti për Studime Ndërkombëtare publikoi një sondazh sipas të cilit shqiptarët 18% e të ankëtuarve e shohin Greqinë si rrezik për vendin tone. Sipas këtij sondazhi, qytetaret tanë vlerësojnë se çështjet më të rëndësishme në marrëdhëniet mes dy vendeve janë; marrëveshja e ujërave për 46% e të intervistuarve, 21% vlerësojnë si çështjen më të rëndësishme çështjen çame dhe në vend të tretë janë emigrantet. Nderkohë që një sondazh i realizuar në Greqi reflekton të tjera probleme në marrëdhëniet mes dy vendeve. Qytetaret greke nuk e shohin Shqipërinë si rrezik por 41% e te intervistuarave nuk kane dëgjuar kurrë për çështjen çame. Ne çështjet më të rëndësishme mes dy vendeve, greket vlerësojnë emigrantet, 41% e tyre, ndërkohë që 15% e qytetareve greke shohin si çështje të rëndësishme edhe nacionalizmin shqiptar. Për më tepër 34% e të intervistuarve mendojnë se emigrantet shqiptare paraqesin rrezik për shoqërinë greke, dhe 32% e tyre nuk e duan Shqipërinë në BE. Sipas studiuesit Pirro Misha këto 2 sondazhe tregojnë se sa shume duhet të punojnë jo vetëm qeveritë e dy vendeve, por edhe shoqëria e veçanërisht media.

Share This Video


Download

  
Report form