Korçë, radhë në piken e kolaudimit të mjeteve - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-24

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Për të kryer kontrollin teknik të mjetit të duhen ore të tëra ne pikën e kolaudimit në qarkun e Korçës. Shkak për këtë është fakti se i gjithë qarku ka vetëm një pikë kontrolli, por ndërkohë në këtë muaj të fundit të vitit të gjithë kërkojnë të kryejnë kontrollet teknike të mjeteve të tyre. Klajdi Mimellari, nga një fshat i Pogradecit ka orë të tëra në radhë në pritje për të kryer kontrollin teknik ashtu siç janë edhe të tjerë të ardhur nga rrethet e këtij qarku. Klajdi është emigrant në Greqi dhe tregon praktikën që ndiqet atje dhe vende të tjera, ku kolaudimi teknik i makinës bëhet në pikat e servilit. Të tjerë drejtues mjetesh nga rrethe të ndryshme flasin për vështirësitë që ndeshen gjatë kolaudimit të mjeteve të tyre. Në qarkun e Korçës janë të regjistruara 30 mijë mjete të tonazheve të ndryshme, ndërkohë që vetëm 15 mijë mjete janë në qarkullim me dokumentacion të rregullt. E gjithë pjesa tjetër qarkullojnë pa kryer kontrollin teknik ashtu siç ka mjete të tjera të cilat kanë vite të tëra pa e kryer një kontroll të tillë. Në kushtet kur radha është tejet e madhe, punonjësit e kësaj pike janë të detyruar të punojnë me orë të zgjatura, duke kontrolluar kështu deri në 150 mjete në ditë gjatë këtij muaji, ndërkohë që në muajt e tjerë të vitit nuk kontrollojnë më shumë se 20 deri në 30 mjete në ditë.

Share This Video


Download

  
Report form