Ahmetaj për taksen e pagave - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-24

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në një intervistë për Vizion Plus ministri, Arben Ahmetaj, sqaron disa detaje të mënyrës se si do te tatohen pagat e punonjësve. Ministri thotë se do të ketë tatim progresiv për të ardhurat personale, ku shumë shqiptarë do të përfitojnë një pagë më të lartë, por situata aktuale buxhetore do të detyrojë qeverinë që të marrë disa masa të cilat gjithashtu kërkojnë sakrifica nga qytetarët. Por Qeveria do të shpallë publikisht mënyrën se si do të tatohen pagat e punonjësve vetëm kur të marrë përgjigje pozitive nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. Ndërkohë ministri Ahmetaj shprehet se gjatë 2014-ës qeveria do të nisë edhe tatimin e ri për biznesin e madh, sipas tij fasha e taksës për tatim fitimin nuk do të jetë progresive, do të jetë vetëm një por sigurisht më e lartë se aktualja 10%. Nja nga masat e tjera që do të marrë qeveria është edhe zhdukja e koncesioneve që kanë situatë monopol në sektorin publik. Dhjetë ditë më parë vetë ministri Ahmetaj i nisi një letër të gjitha ministrive ku i kërkonte sqarime për të gjitha koncesionet e dhëna në fusha të ndryshme, si dhe bazën ligjore ku mbështetet kontrata me kompanitë private që kryejnë këto shërbime.

Share This Video


Download

  
Report form