Dancing, eleminohen Nallbani dhe Rikja - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-24

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qëndrimi në garë i Aulona Mustës dhe Kastro Zizos ka sjellë kështu eleminimin e Blendi Nallbanit dhe Rike Rocit. Largimi i dyfishte nga puntata e së hënës mbrëma të "Dancing with the Stars", bëri qe spektakli të jetë drithërues për personazhet vip, ku katër më pak të votuarit dolën në Dance Off. Ndryshe nga herët e tjera, ata u përballën me njeri-tjetrin me kërcime të improvizuara e jo me gjini që kishin përgatitur përgjatë mbrëmjes. Ndaj, edhe verdikti final i kryetarit të jurisë Ilir Shaqiri erdhi duke u bazuar në performancat e fundit të tyre. Pas mbrëmjes së shkuar me muzike dhe kërcime shqiptare, puntatë me një rekord të lartë shikueshmërie, yjet iu rikthyen këtë mbrëmje zhanreve tradicionale të spektaklit. Mambo, xhajv, chachacha, foxtrot rumba, apo rock and roll ishin disa nga vallëzimet. Me herët gjatë mbrëmjes spektakli pati të ftuar speciale grupin nga Kosova Offchestra të cilët performuan disa nga këngët e tyre më të mira. Tashmë garës së "Dancing with the Stars"i kane mbetur 9 personazhe vip, nga 12 që ishin në nisje të spektaklit, duke e futur atë në një tjetër fazë.

Share This Video


Download

  
Report form