https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT" /> https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT"/>

100-vjetori i revistës së Fishtës "Hylli i Dritës" - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-24

Views 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
I shkruar në vitin 1938, ky artikull flet për situatën e përmbytjeve në Shkodër! Edhe pse kanë kaluar 75 vjet nga ajo kohë, shkrimi tingëllon ende aktual. I botuar në revistën "Hylli i Dritës", ai është vetëm një ndër qindra artikuj që janë publikuar në këtë periodik të themeluar nga At Gjergj Fishta në vitin 1913. Në 100-vjetorin e botimit, Biblioteka Kombëtarë ka ekspozuar 108 ekzemplarë të "Hyllit të Dritës", si një prej organeve më të rëndësishëm në atë kohë. Edhe pse u botua nga françeskanet, aty trajtoheshin artikuj me tema të ndryshme, nga politika e deri tek sporti. Në vitin 1944, "Hylli" i Fishtës ndaloi së botuari, por pas viteve '90 dhe ende sot me një forme të re, "Hylli i Dritës" i është rikthyer traditës. Ekspozita, e cila nis me ekzemplarin e një letre enciklike, ose e thëne ndryshe leja për botimin e kësaj reviste, do të qëndrojë në Bibliotekën Kombëtare deri më 10 dhjetor.

Share This Video


Download

  
Report form